Zyra e specializuar
për personat e
prekur nga dhuna
Konfidenciale. Pa pagesë. Për të gjithë. 052 625 25 00
Nuk e kisha menduar kurrë se do të më ndodhte mua.
A keni përjetuar ju vetë apo dikush i afërt me ju dhunë fizike, psikologjike apo seksuale? A ju kanë sulmuar fizikisht apo a jeni duke marrë kërcënime? Pavarësisht nëse keni përjetuar vetë apo keni qenë dëshmitarë të dhunës: Zakonisht vjen papritmas, shkakton ndjenja si p.sh. pamundësi, mëri ose frikë dhe ta ndryshon rrënjësisht jetën. Ne nga zyra e specializuar për personat e prekur nga dhuna, ju mbështesim dhe këshillojmë në këto situata – nga përballimi psikologjik me përvojën e dhunës, deri te sqarimi i çështjeve ligjore dhe ofrimi i strehimit për raste emergjence.
Ne ju gjendemi pranë
në raste dhune
Dhuna në familje
- A ju ka goditur partneri/partnerja?
- Ndiheni të kërcënuar nga fëmija juaj?
- A abuzoheni verbalisht, ngacmoheni, lëndoheni apo detyroheni me forcë për diçka nga një familjar i juaji?
- A mos dikush pranë jush ka rënë pre e dhunës në familje?
Dhuna seksuale
- A ju kanë detyruar të kryeni akte seksuale?
- Keni përjetuar ngacmim seksual (p.sh. përmes fjalëve, gjesteve, prekjeve apo mesazheve) në punë/kohë të lirë/ shkollë?
- A ju kanë përdhunuar apo sulmuar seksualisht?
- A mos dikush pranë jush ka rënë pre e dhunës seksuale?
Dhuna kundër fëmijëve
dhe të rinjve
- A ju kanë rrahur apo goditur prindërit, të afërmit apo persona të tjerë?
- A ju ka kërcënuar, fyer apo shantazhuar ndokush në internet, në shkollë, në kohën e lirë apo në shtëpi?
- A ju ka detyruar ndokush me forcë të kryeni akte seksuale?
- Mos njihni ndokënd që ka rënë pre e dhunës?
Dhuna në përgjithësi
- A ju ka sulmuar e lënduar ndonjë person tjetër?
- A keni pësuar aksident rrugor duke pësuar lëndime?
- A ju ngacmon, ndjek apo shqetëson njeri në internet apo në jetën reale?
- A keni rënë pre e masave të detyrueshme të asistencës (shpërngulje me forcë)?
- A jeni përfshirë në një martesë të detyruar apo trafikim të qenieve njerëzore?
- A mos dikush pranë jush ka rënë pre e dhunës?
Ja si punojmë ne
Ne ju këshillojmë:
- për dhunën e pësuar.
- për planifikimin e hapave të radhës.
- për të drejtat tuaja si viktimë.
- për të paraqitur një ankesë penale.
Ne ju mbështesim me:
- procesimin e përvojës së dhunës dhe të pasojave të saj psikologjike.
- menaxhimin financiar të dhunës së pësuar.
- kërkesën për mbështetje profesionale, psikologjike dhe ligjore.
- kërkimin për strehim të përkohshëm.
Ne sqarojmë:
- se si mund të zbatohen hapat e radhës.
- çfarë pretendimesh financiare mund të ngrini.
- ku mund të merrni mbështetje të mëtejshme.
Ku të na gjeni
Neustadt 23
8200 Schaffhausen
Orari i punës
E hënë deri të premte
08:00 - 16:00
E shtunë
09:00 - 16:00
E diel
Fundjavë